E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia e Tiranës me 70 drejtori e 92 sektorë hije, që ‘hanë” 39% të buxhetit
Publik News

Bashkia e Tiranës me 70 drejtori e 92 sektorë hije, që ‘hanë” 39% të buxhetit

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, ka krijuar një “gazermë partiako-familjare” me parazitë/ në 3 vitet e fundit, ka shtuar edhe 412 zyrtarë mbi strukturën organike ligjore të administratës së bashkisë; duke sajuar drejtori e sektorë të njëjtë paralel e “kukulla”; të cilët përveç fondit vjetor buxhet shteti, përlajnë edhe mbi 1/3 e të ardhurave nga taksat e qytetarëve; për paga, dieta, telefona, makina luksi, piknike, shpërblime, bankete, propagandë.


Çdo zullum me PPP-të e tenderët miliarda lekë, që i jep Fushës, Salillarit, Metaliajt, Papulit, Gjokës, Kolës, Abazit, Besos, Ulajt, Sulajt etj.; dhe qindra projektet milionëshe, që u jep OJF-ve me pronarë shoqe-shokët e Lindës dhe Ajolës; kryebashkiaku Erjon Veliaj, pasi i mbron me kryeministrin, i zbukuron me propagandë mediatike dhe i “pastron” me prokurorë e gjyqtarë, që i shpërblen me punësime familjarësh.

Ndërsa batërdinë, që ka bërë me punësimet tepër në administratën e Bashkisë-Tiranë; Erjon Veliaj po e fsheh, duke sajuar drejtori mbi drejtori e sektorë hije, të cilat i ka miratuar me votën partiake “mavi” të Këshillit Bashkiak.

Ja 70 drejtoritë dhe 92 sektorët e Bashkisë-Tiranë; 84 të sajuar qëllimisht nga Erjon Veliaj, si poste drejtuese e vende punësimi militantësh, por që përlajnë miliona lekë paga e shpenzime nga taksat që “Lali Eri” u zhvat qytetarëve

  1. Drejtoria e Komunikimit Dixhital.
  2. Drejtoria e Auditit të Brendshëm.
  3. Drejtoria e Zonës së Lirë Ekonomike dhe Investimeve të Huaja.
  4. Drejtoria e Komunikimit Dixhital.
  5. Drejtoria e Përgjithshme e Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikave
  6. Drejtoria e Inovacionit dhe të Dhënave .
  7. Drejtoria e Teknologji-Informacion-Komunikimit (me 4 sektorë).
  8. Drejtoria e Inovacionit dhe të Dhënave (me 2 sektorë).
  9. Drejtoria e Objekteve në Bashkëpronësi, Administrimit të Njësive.
  10. Administrative dhe Emergjencave Civile
  11. Drejtoria e Objekteve Bashkepronësi-Administrim i Njësive Administrative. (me 2 sektorë).
  12. Drejtoria e Emergjencave Civile.
  13. Drejtoria e Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik.
  14. Drejtoria e Projekteve Strategjike (me 2 sektorë).
  15. Drejtoria e Integrimit Europian e Projekteve të Huaja (me 2 sektorë).
  16. Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Urban (me 2 sektorë).
  17. Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural (me 3 sektorë).
  18. Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit.
  19. Drejtoria e Turizmit.
  20. Drejtoria e Kulturës dhe Trashegimise Kulturore (me 2 sektorë).
  21. Sektori i Projekteve Kulturore.
  22. Sektori i Trashëgimise Kulturore.
  23. Drejtoria e Rinisë.
  24. Drejtoria e Sporteve në Komunitet dhe Hapësirës Sportive.
  25. Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor.
  26. Drejtoria e Informacionit (me 3 sektorë).
  27. Drejtoria e Përgjithshme e Planifikim-Zhvillimit të Territorit.
  28. Drejtoria e Planifikimit të Territorit (me 2 sektorë).
  29. Drejtoria e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit (me 3 sektorë).
  30. Drejtoria e Kadastrës (me 2 sektorë).
  31. Drejtoria e Projektimit (me 3 sektorë).
  32. Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike.
  33. Drejtoria e Planifikimit të Punëve Publike (me 5 sektorë).
  34. Drejtoria e Implementimit të Investimeve të Huaja (me 2 sektorë).
  35. Drejtoria e Monitorimit të Punëve Publike (me 4 sektorë).
  36. Drejtoria e Investimeve të Punëve Publike (me 3 sektorë).
  37. Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor (me 6 sektorë).
  38. Drejtoria e Pastrimit dhe Mbetjeve Urbane (me 2 sektorë).
  39. Drejtoria e Prokurimeve (me 3 sektorë).
  40. Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse (me 3 sektorë).
  41. Drejtoria e Rrjeteve (me 3 sektorë).
  42. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale.
  43. Drejtoria e Politikave Arsimore e Shëndetësore.
  44. Drejtoria e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale (me 3 sektorë).
  45. Drejtoria e Strehimit Social (me 2 sektorë).
  46. Drejtoria e Nxitjes së Punësimit (me 2 sektorë).
  47. Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar.
  48. Drejtoria e Buxhetit (me 4 sektorë).
  49. Drejtoria e Financës (me 2 sektorë).
  50. Drejtoria e Koordinimit me Donatorët.
  51. Drejtoria e Monitorimit Ndërmarrjeve (me 2 sektorë).
  52. Drejtoria e Monitorimit Taksa-Tarifa Vendore.
  53. Drejtoria e Përgjithshme Juridike e Aseteve dhe Licensimit.
  54. Drejtoria Juridike (me 3 sektorë).
  55. Zyra e Gjendjes Civile.
  56. Drejtoria e Ankimimeve (me 2 sektorë).
  57. Drejtoria e Pasurive të Paluajtshme (me 3 sektorë).
  58. Drejtoria e Planifikimit Strategjik e Burimeve Njerëzore.
  59. Drejtoria e Procedurave të Burimeve Njerezore dhe Trajnim Zhvillimit.
  60. Drejtoria e Planifikim-Rekrutimit dhe Procedurave.
  61. Dretoria e Trajnim-Zhvillimit.
  62. Drejtoria e Vlerësimit të Performancës e Masave Administrative.
  63. Drejtoria e Motivimit të Stafit.
  64. Drejtoria e Arkivit Qëndror dhe Protokollit.
  65. Drejtoria Planifikim Strategjik e Jetësim i Prioriteteve (me 2 sektorë).
  66. Drejtoria e Përgjithshme për Marrëdhenien me Publikun dhe Jashtë.
  67. Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë.
  68. Drejtoria e Komunikimit me Qytetarët (me 3 sektorë).
  69. Drejtoria e Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar (me 3sektorë).
  70. Drejtoria e media-propagandës.
  71. Bashkia ka edhe 24 Njësi Administrative dhe 6 lagje të reja me staf drejtues e nëpunës.

FAKT/ Mos u çuditni, por aktualisht në selinë e Bashksië-Tiranë; janë 70 drejtori me 92 sektorë, pa llogaritur “ushtritë” e zyrtarëve në 24 njësitë administrative e ish-komuna, në 6 lagjet e reja që ka krijuar Veliaj dhe në 11 ndërrmarrjet; ku numri i nëpunësve në vitet 2015-2019, është shtuar me 26%. Komentet, le t’i bëjnë qytetarët që paguajnë taksa.Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.