‘Bashkia e Tiranës në shërbim të Mafies kundër qytetarëve’
Përgjimet e Antimafias italiane kanë nxjerrë në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë.
Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e gradaçeleva shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.
Antimafia e Katanzaros në Itali ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz në Itali ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet që përfaqësuesit e klaneve kriminale kanë dhënë për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ,duke postuar edhe njëherë kronikën e Ora News, shkruan se mafia ka pushtuar Tiranën dhe se pushteti i Rilindjes është në shërbim të mafies. ‘Mafia pushton Tiranën. Pushteti i rilindjes në shërbim të Mafies. Toka e Tiranes ndahet nga pushtetaret rilindas me Mafian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



