E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia Lezhë shpërblen me post drejtues socialistin e ri premtues “planetar”
Flash

Bashkia Lezhë shpërblen me post drejtues socialistin e ri premtues “planetar”

PS është si dielli që sjell rreth vetes planetët

Në galaktikën e ‘meritokracisë shqiptare’, një yll i ri ka nisur të ndriçojë. Bëhet fjalë për socialistin e ri premtues Andon Gjoni nga Lezha, i cili me një fjalim me nuanca kozmike gjatë Kuvendit Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste u bë viral duke i dhënë një kuptim të ri termit “univers politik.”

Me një frymëzim astronomik të denjë për NASA-n, ai tha: “Në trurin tim, PS-ja funksionon si një orbitë, si një sistem diellor, si dielli që ka gravitetin dhe sjell planetet. Dhe ne sillemi rreth diellit me gravitet.”

Natyrisht, një vizion i tillë gjenial nuk mund të mbetej pa shpërblim. Bashkia e Lezhës ka bërë atë që duket mëse logjike në këtë konstelacion meritash: ka emëruar Andon Gjonin administrator të njësisë Shënkoll.

“Andon Gjoni do të jetë Administratori i ri i Njësisë Shënkoll, duke zëvendësuar në këtë post Ernest Rakajn, i cili do të marrë drejtimin e Sigurimeve Shoqërore,” thuhej në njoftimin zyrtar të bërë me dije me madhështi kozmike nga nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Brikena Vuksani.

Kjo është dëshmia e pakundërshtueshme që, në orbitën socialiste, mund të shpërblehesh nëse ke pak brum kozmik në trurin tënd.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.