E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Batuta e Ramës me gafën e Trump, reagon Shtëpia e Bardhë
Lajme

Batuta e Ramës me gafën e Trump, reagon Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka reaguar  për Top News, pas batutës së kryeministrit Edi Rama për ish-Presidentin amerikan Donald Trump, një shaka e bërë në prani të presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit të Azerbajxhanit Ilham Alijev.

Gazetari Xhoi Malesia i ka drejtuar tre pyetje zyrtare Shtëpisë së Bardhë, lidhur me komentin e Ramës dhe ndikimin e mundshëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Në përgjigje, Anna Kelly, Nënsekretare e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, ka mbajtur një ton të kujdesshëm dhe diplomatik, duke theksuar:

“Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”

Deklarata e saj, edhe pse e përgjithshme, shihet si një përkujtim i qëndrimeve publike të vetë Trumpit, i cili shpesh ka theksuar rolin e tij në arritjen e marrëveshjeve paqeje dhe uljen e tensioneve globale.

Komentet e Ramës në atë takim u interpretuan nga disa media ndërkombëtare si tallëse dhe ironike, duke nxitur polemika në disa rrethe diplomatike. Por vetë Kryeministri i ka mohuar këto interpretime, duke theksuar se bëhej fjalë për një moment gazmor, i cili u “tjetërsua me qëllime dashakeqëse”. Ai shtoi gjithashtu se “ka njohur dhe përmendur vetë rendimentin pozitiv të Trump”, sidomos për angazhimin e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Ky reagim nga Shtëpia e Bardhë vjen në një moment ku marrëdhëniet SHBA-Shqipëri mbeten strategjike dhe të qëndrueshme, pavarësisht debatit të krijuar nga një koment informal i kryeministrit shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.