E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bayern e Juve sigurojnë kualifikimin
Lajme

Bayern e Juve sigurojnë kualifikimin

Bayern dhe Juventus janë dy skuadrat e para që kanë siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League, Barcelona mori një fitore të vuajtur ndaj Dinamo Kyiev dhe Ronaldo mban gjallë shpresat e United.

Në Gjermani, Bayern fitoi 5-2 ndaj Benfica-s dhe u ngjit me 12 pikë në 4 ndeshje. Tre gola të të zakonshmit Leëandoëski, një i Gnabry dhe një tjetër nga Sane i dhanë fitoren bavarezëve, që kalojnë grupin si vend i parë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, një gol i Ansu Fati në minutën e 70 i dha tri pikë me mjaft vlerë Barcelonës, që e ngjisin atë në vendin e dytë të grupit, fill pas Bayern, duke mbajtur kështu ende gjallë shpresat e kualifikimit.

Në grupin H, Juventusi mposhti 4-2 rusët e Zenitit, duke vijuar të tregojë një tjetër fytyrë në Champions nga ajo e kampionatit. Për bardhezinjtë shënuan dy gola Dybala dhe nga një Chiesa e Morata. Me këto tri pikë edhe ata ngjiten në kuotën e 12 pikëve, tre me shumë se Chelsea i vendit të dytë. Matematikisht kanë siguruar kualifikimin, por kanë në lojë vetëm vendin e parë, që do të përcaktohet në ndeshjen direkt me anglezët në Londër.

Ndërkohë, në kryendeshjen e së martës, dy gola të Ronaldos shmangën humbjen e United përballë Atalantës. Anglezët u gjendën dy herë në dizavantazh dhe në të dyja rastet rezultati u barazua në fund të pjesëve nga ana e portugezit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.