E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bayern Munchen kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League
Lajme

Bayern Munchen kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League

City dhe Real Madrid shkojnë në shtesë

Bayern Munchen është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Champions League, pasi eliminoi Arsenal. Gjermanët e drejtuar nga Tomas Tuchel fituan minimalisht 1-0 në Allianz Arena (Munich), ndërsa takimi i parë kishte përfunduar në paqe 2-2. Takimi i sotëm u vulos nga Kimmich.

City dhe Real Madrid do të diskutojnë në shtesë një biletë për në fazën gjysmëfinale, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt (2-2 ndeshja e parë).

Los Blancos zhbllokuan llogaritë në minutën e 12-të, me anë të sulmuesit brazilian, Rodrygo. Me avantazhin në “xhep”, madrilenët preferuan të qëndrojnë në prapavijë, duke u zhvendosur kështu në gjysmë-fushën e vet.

Kampionët e Europës rritën ndjeshëm presionin dhe iu afruan disa herë golit. Haaland apo edhe Foden, vendosën në vështirësi portierin Lunin, por pa mundur dot të barazojnë shifrat.

Edhe në fillimin e pjesës së dytë u luajt e njëjta “muzikë”, me ekipin e Guardiolës që s’kishte asgjë për të humbur. “Drithërima” në stadium në të 46-tën, një gjuajtje e Grealish u ndal nga “gardiani” i mysafirëve. Barazimi i Manchester Cityt erdhi nga De Bruyne, i cili përfitoi pasi topi nuk u largua si duhet nga Rudiger.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.