Looks like someone didn’t get the shoes memo…? 
#WBSummitLondon
BBC tallet me Edi Ramën
“Mesa duket dikush ka ngatërruar këpucët!”
Duket se dikush ka ngatërruar kodin e veshjes shkruan gjigandi britanik i BBC, i cili përmes një videoje të postuar në rrjetin social Twitter, vë në dukje atletet e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
BCC shkruan në video me tone humori se “fotoja e familjes” është një moment tradicional në mbledhjet që zhvillohen mes liderëve të botës.
“Por atletet sportive nuk duken shpesh në rreshtin e parë”- shton më tutje BBC, e cila thotë se i përkasin kryeministrit shqiptar.
Në fund të videos, BBC jep dhe tonin e ironisë me pak fjalë dhe spostimin e fokusit të pamjeve, nga këpucët e Edi Ramës, tek buzëqeshja e madhe e kryeministrit.
“Atletet i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama… i cili mesa duket e ka shijuar momentin (e fotos)./Gazeta Express
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



