E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BBC World’ eksploron ‘Mrekullitë e Shqipërisë’
Lajme

BBC World’ eksploron ‘Mrekullitë e Shqipërisë’

Betejat, Butrinti dhe kullat e ngujimit në Alpet Shqiptare

BBC World”. transmetoi një dokumentar të titulluar “Mrekullitë e Shqipërisë”, ku eksploroi vendet më magjepsëse duke nisur nga natyra e deri tek zona arkeologjike ku janë zhvilluar beteja historike. Gazetarja, Bettanu Hugs shpjegon se dokumentari me titull “Mrekullistë e Shqipërisë” nis me qytetin antik të Butrintit.

“114 kilometra nga Italia dhe vetëm 3 kilometra nga ishulli i Korfuzit këtu është siti kombëtar i Butrinit, i shtrirë në 200 hektarë ky park arkeologjik është një udhëkryq i kulturave duke filluar nga antikiteti tek epoka e bronzit dhe ajo otomane”, shprehet gazetarja.

Dokumentari flet për historinë e lashtë të Butrintit, rëndësisë së tij për kohën dhe betejat e përgjakshme që u zhvilluan mes perandorit Oktavi dhe mbretëreshës së Egjiptit, Kleopatra.

“Në shekullin e parë para Krishtit Butrinti ra pre e ambicies së romakëve, të cilët u shtrinë nga Evropa deri në Afrikë dhe Azi. Në shekullin e 4-ët para Krishtit Jul Çezari ishte kokë më kokë me kundërshtarin e tij Pompei i cili kishte stacionin e flotës së tij në atë që njihet sot si Korfuzi. Këtu është pika ku perandori Oktavi mundi mbretëreshën e Egjiptit Kleopatrën dhe të dashurin e saj Mark Antoni”.

Përveç ngjarjeve historike dhe betejave të ndryshme Butrinti ishte edhe streha e shkrimtarëve të kohës, si për shembull Virgjil i cili shkroi vargjet e famshme për Butrintit, të cilat u cituan nga gazetarja britanike e BBC.

Pjesa e dytë e dokumentarit u është kushtuar alpeve shqiptare, ku flitet edhe për kullat e shumta të ngujimit të cilat u ndërtuan në shekullin e 17-të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.