E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BBC zbardh prapaskenat: Çfarë diskutoi  shefi i CIA-s me krerët e Serbisë
Lajme

BBC zbardh prapaskenat: Çfarë diskutoi shefi i CIA-s me krerët e Serbisë

Çështja e Kosovës, qe më së shumti temë diskutimi mes shefit të CIA-s, William Burns me zyrtarët serbë, në vizitën e tij që pati së fundi në Beograd.

Kështu raporton gjiganti mediatik ndërkombëtar BBC në shërbimin e saj serb, referuar disa burimeve megjithëse jozyrtare.

”Temat me zyrtarët serbë kanë qenë më shumë politike sesa inteligjencë dhe në takime më së shumti është diskutuar për Kosovën, mëson jozyrtarisht BBC”, thuhet në artikullin e tyre.

Kosova qe destinacioni i fundit i këtij turneu vizitash të shefit të CIA-s.

Në Prishtinë, më 22 gusht, Burns u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) Petrit Ajeti.

Derisa pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ky e ka falënderuar publikisht shefin e CIA-s, Burnsin, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.