BE gati 1 miliardë euro për kërkimin global të vaksinës kundër koronavirusit
Bashkimi Europian mbajti sot një konferencë në lidhje me fondet për zhvillimin e një vaksine kundër Covid-19.
Bashkimi Evropian u zotua për 1 miliardë euro për kërkimin global të vaksinës kundër koronavirusit.
Sipas, ‘nytimes’ Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha gjatë konferencës virtuale se qëllimi fillestar është që të mbledhin 7.5 miliardë euro, ose 8 miliardë dollarë, për të filluar punën menjëherë, por do të duhen më shumë.
‘Realiteti është që ne do të duhet të jetojmë me virusin derisa të zhvillojmë një vaksinë,’ tha Von der Leyen.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bëri thirrje që çdo trajtim i zhvilluar të jetë i disponueshëm për të gjithë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



