E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi: E mbështesim, por ka 1 kusht…
Bota

BE për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi: E mbështesim, por ka 1 kusht…

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se ajo do të mbështeste shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë nëse dy vendet shmangin çdo përpjekje për të krijuar shtete etnikisht homogjene.

79BAB80E-97A9-4546-9EA9-16BCA7C8C0D1_w1023_r1_s

 

“Cilido që të jetë rezultati i dakorduar në mënyrë reciproke, do ta ketë mbështetjen tonë, me kusht që ai të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, citohet Mogherini nga “REL”.

Mogherini i bëri këto komente në një konferencë për media në Vjenë, pas një takimi midis ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre ballkanikë.

Ideja për korrigjim të kufijve është shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, si mundësi për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Mogherini është ndërmjetësuese e dialogut midis tyre, i cili pritet të vazhdojë javën e ardhshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.