E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“BE udhëhiqet nga interesat lokale”/ Nga liberalizimi i vizave të Kosovës tek integrimi europian, Rama: Unioni nuk e mbajti fjalën, ky është turp
Publik News

“BE udhëhiqet nga interesat lokale”/ Nga liberalizimi i vizave të Kosovës tek integrimi europian, Rama: Unioni nuk e mbajti fjalën, ky është turp

Kryeministri Edi Rama është shprehur sërish se nisma e Ballkanit të Hapur është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit dhe për procesin e integrimit europian për Kosovën dhe Shqipërinë.

Në një takim me studentët e Prishtinës, Rama sjell në vëmendjen procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, e cila po mbahet “peng” nga Bashkimi Europian.

Sipas tij, politikat që ndjek sot Bashkimi Europian janë lokale në varësi të shumë shteteve, ndryshe nga politikat e mëhershme të cilat udhëhiqeshin nga idealet.

“Ju dhe njerëzit në përgjithësi mendojnë se politikanët nuk besojnë në atë që bëjnë. Unë dua t’ju them se e para, unë nuk do isha marrë me politikë sikur të kisha lindur në Francë apo Gjermani dhe as do isha marrë në Shqipëri sikur të mos kishte qenë historia e ndërthurur me historinë e jetës time që më përfshiu. Kur unë jam përfshirë me politikën, kam pasur vath në vesh, dhëmbët origjinale, pasi këto që kam nuk janë origjinale, kam pasur flokë më shumë nga të gjithë ju këtu. Unë nuk mund t’i zgjas dot flokët tani. Por, unë nuk bëj asgjë që nuk e besoj dhe nëse nuk e besoj, nuk kam kapacitet ta ndjek apo ta bëj. I rashë gjatë për të thënë se besoj 100% që rruga e vetme për ta dalë nga inercia e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqënie është Ballkani i Hapur për ne.

Sot si pjesë komplementare me integrimin në BE. Kosova, duhet të lëvizte lirisht prej disa vitesh pa viza. Jeni i vetmi komunitet në Europë me viza. Dhe jeni komuniteti i vetëm që aleanca euroatlantike e ka çliruar nga një diktaturë etnike. Gjyshërit tuaj dhe prindërit tuaj që në raste të caktuara jetonin nën Sllobodan Millosheviçin dhe lëviznin lirisht në Europë. Ju jeni në një shtet Sovran dhe nuk lëvizni dot lirisht. Pse, sepse BE nuk ka mbajtur fjalën. I thanë siç i thanë të gjithëve, që duhet të bëni këto detyra për të siguruar kufijtë, i bëri Kosova të gjitha. Këtë e thotë vetë raporti i BE-së. Kur dolën papritur dhe thanë që të bëni demarkacionin me Malin e Zi. Se çfarë lidhje kishte kjo, nuk e dimë. U bë dhe kjo, tani çfarë do ndodhë më. Këtu 2 mln njerëz nuk lëvizin dot, a thua se po u hapën kufijtë, do ndodhi ndonjë invasion dhe do përmbytet Berlini dhe Parisi. Ky është turp.

E kuptojnë që është turp po nuk e pranojnë. Shqipëria duhet t’i kishte filluar negociatat, por nuk fillon. Ata nuk i bëjnë as mbajtjen peng të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk e bëjnë për antishqiptarizëm, por për arsye të politikës së brendshme. BE u themelua nga burra me ideale dhe qëllime. Sot BE udhëhiqet nga interesa lokale dhe nga sondazhe. Sipas sondazeheve duhet të veprojmë. Për ne nuk ka rrugë tjetër. Shqipërinë dhe Kosovën do i bëjmë shtete funksionale të BE-së. Kjo është ajo që duhet t’ju kalojmë brezave të tjerë. Në këto lloj shtetesh duhet të jetëojmë. Se kur na fusin në ndonjë proces, kjo nuk varet nga ne. Nga ne varet që të zgjerohemi këtu. Nuk vjen dot BE dhe të thotë mos fusni lëvizjet e lira të mallrave dhe kapitaleve” – tha Rama.

Më herët gjatë diskutimit me studentët, Rama deklaroi se Shqipëria dhe Kosova po punojnë për të zhvilluar më tej arsimin mes dy vendeve. Kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se në Shqipëri do të hapet universiteti Teknik i Stambollit ku nuk do të ketë kuota për studentët kosovarë.

“Një nga pikat ka qenë çështja e strukturimit më të mirë në fushën e arsimit, kemi probleme që lidhen me njohjen e diplomave, kontradiktave mes ligjeve këtu dhe në Shqipëri. Probleme për lejet e qëndrimit, Shqipëria i ka hequr. Për çdo qytetar të Kosovës që vjen në Shqipëri, nuk ka nevojë për dokumente dhe leje të përkohshme. Po kështu për lejet e punës. Për të tjerët, përfshirë dhe qytetarët e Kosovës. Gjëja që ne bëmë, i dhamë qytetarëve të Kosovës, të njëjtën të drejtë në Shqipëri si çdo qytetar i BE-së, njësoj siç funksionon liria e lëvizjes. Në këtë aspekt e kemi çliruar procesin. Ne duam që nxënësve nga Kosova tu japim më tepër hapësirë në universitetet e Shqipërisë.

Po ashtu po bëjmë një punë intensive për ta kaluar në një nivel tjetër, larminë e mundësive që ofrojnë univeristetet shqiptare duke futur universitetet e huaja në partneritet me tonat duke ofruar programme të njëjta dhe diploma të vlefshme. Nëse do të studiosh në Vienë për agrobiznes, këtë mund ta bësh në Tiranë, nuk është bërë akoma po punojmë për këtë. Kështu duhet të kemi. Duam të kthejmë universitetet e huaja. Universiteti i parë i huaj që do sjellim dhe që nuk do ketë kuota për studentët e Kosovës, është universiteti teknik i Stambollit. Hapja e saj bën të mundur që pa lëvizja tek shtëpia të mund të bëni studime top, të merrni një diplomë që njihet. Mundësitë janë më të mëdha janë më shumë vende” – tha Rama.

“Kisha vath në vesh dhe dhëmbët e mia origjinale”/ Ramën e zë nostalgjia: Nuk e mendoja që do vishja kostum, nuk do isha në politikë nëse… | Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme

Kryeministri Edi Rama është treguar nostalgjik dhe ka kujtuar kohën kur hyri fillimisht në politikë. Gjatë një bashkëbisedimi me studentët e universitetit të Prishtinës, ai thotë se nuk e kishte menduar kurrë se do të vishte kostumin e politikanit.“Ju dhe njerëzit në përgjithësi mendojnë se politikanët nuk besojnë në atë që bëjnë. Unë dua t’ju them se e para, unë nuk do isha marrë me politikë sikur të kisha lindur në Francë apo Gjermani dhe as do isha marrë në Shqipëri sikur të mos kishte qenë historia e ndërthurur me historinë e jetës time që më përfshiu dhe nuk e mendoja që do vishja kostum. Kur unë jam përfshirë me politikën, kam pasur vath në vesh, dhëmbët origjinale, pasi këto që kam nuk janë origjinale, kam pasur flokë më shumë nga të gjithë ju këtu. Unë nuk mund t’i zgjas dot flokët tani. Por, unë nuk bëj asgjë që nuk e besoj dhe nëse nuk e besoj, nuk kam kapacitet ta ndjek apo ta bëj. I rashë gjatë për të thënë se besoj 100% që rruga e vetme për ta dalë nga inercia e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqënie është Ballkani i Hapur për ne” – tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.