E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bebe Rexha arrin suksesin tjetër, prezantuese në eventin prestigjioz
Publik News

Bebe Rexha arrin suksesin tjetër, prezantuese në eventin prestigjioz

Por këtë vit asnjëra prej këngëtareve me origjinë shqiptare si Bebe Rexha, Rita Ora apo Dua Lipa nuk u nominuan në asnjë kategori.

Megjithatë Bebe ka zbuluar një lajm të mrekullueshëm për fansat e saj.

Pavarësisht se nuk do të jetë një pretendente për çmim, ajo është përzgjedhur një nga prezantueset e Grammy.

Lajmi u bë i ditur nga Grammy Awards, ndërsa Bebe shprehu emocionin e saj për përzgjedhjen.

“Jam e lumtur që këtë vit do të jem në ‘Grammy’ përkrah kolegëve të mi të talentuar”,- shtoi ajo.

Vitin e kaluar Bebe ishte nominuar në 1 kategori në Grammy por nuk rrëmbeu asnjë çmim. Ndërsa bashkëatdhetarja e saj Dua Lipa fitoi në dy kategori duke u hyrë në histori si këngëtarja e parë shqiptare që arrin këtë sukses.

  

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.