Befason kryetari i PD-së Gjirokastër/ Basha të fitojë besimin
Studenti i dhjetorit ’90 dhe kreu i Partisë Demokartike në Gjirokastër, Roland Bejko, ka treguar sfidat që e presin Lulzim Bashën.
Bejko ka deklaruar se PD dhe Basha duhet të transmetojnë besim tek qytetarët dhe se vetë Basha ai duhet të fitojë besimin e ndërkombëtarëve.
“Por mendoj se qytetarët kanë nevojë për besimin që duhet t’i jepet nga PD dhe kjo është sfida që ka kreu i saj Lulzim Basha. Ka edhe disa besime të tjera që duhet të fitojë z. Basha, si ai me ndërkombëtarët, që ka ardhur duke u rritur. Por tani është koha që Basha duhet të tregojë se është burrë shteti”, ka deklaruar Roland Bejko.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



