E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Behgjet ngre alarmin: Aeroporti i Vlorës mbetet ende i bllokuar!
Lajme

Behgjet ngre alarmin: Aeroporti i Vlorës mbetet ende i bllokuar!

Kërkohet zbatim urgjent i vendimeve gjyqësore

Situata në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish publikisht lidhur me bllokimin e hyrjeve në këtë investim strategjik.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Pacolli thekson se, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave, të cilat kanë rrëzuar masat e mëparshme të sigurisë si të pabazuara në ligj, aksesi në aeroport vazhdon të jetë i pamundur.

Ai e cilëson këtë situatë si një shkelje të hapur të ligjit dhe një pengesë serioze për një investim me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij, zvarritja e zbatimit të vendimeve gjyqësore po dëmton jo vetëm kompaninë koncesionare, por edhe interesin publik.

Pacolli i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë menjëherë për të mundësuar funksionimin e plotë të aeroportit, në përputhje me kontratën dhe kuadrin ligjor në fuqi. Ai kërkon gjithashtu që të identifikohen dhe të ndëshkohen personat përgjegjës për bllokimin e vazhdueshëm të punimeve.

Në fokus të reagimit të tij mbetet kërkesa për respektimin e shtetit ligjor dhe garantimin e një investimi që konsiderohet kyç për turizmin dhe ekonominë shqiptare.

Reagimi i Behgjet Pacollit:

Edhe sot, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave, të cilat kanë shfuqizuar të gjitha “masat e sigurisë” të mëparshme si të pabazuara në ligj, hyrjet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës vazhdojnë të mbeten të bllokuara.

Ne  vazhdojmë të kërkojmë vetëm një gjë: zbatimin e ligjit, respektimin e vendimeve të gjykatave,  mbrojtjen e një investimi strategjik më qindra miljona eurosh në interes të Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj.

APELOJMË te institucionet që të mundësojnë leshimin në OPERIM  të kësaj vepre (sipas kontratës së koncesionit dhe vendimeve gjyqësore) si dhe ndëshkimin e çdo fajtori qe jashteligjeshëm kanë bllokuar dhe vazhdojnë të bllokojnë këte vepër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.