E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bejtja: Opozita të bashkohet në një front, edhe nëse ‘karrocën’ e tërheq Meta
Publik News

Bejtja: Opozita të bashkohet në një front, edhe nëse ‘karrocën’ e tërheq Meta

Analisti Andi Bejtja u shpreh mbrëmjen e sotme se opozita duhet të bashkohet në një front të vetëm, edhe nëse në krye është Meta.

I ftuar në emisionin Opinion, Bejtja theksoi se vetëm një front i bashkuar mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“Opozita duhet të bashkohet në një front me këdo, kushdo që e tërheq karrocën i pari. Nëse e tërheq karrocën Ilir Meta duhet ti shkojnë Metës mbrapa, nëse e tërheq Basha duhet t’i shkojë Meta Bashës. Pra, duhet një front i madh opozitar, pra ne e pamë dhe dje që ne kishim më shumë opozitë zyrtare në miting. Unë mendoj se është një zonë gri shumë e madhe e shqiptarëve pa përfshirë në këtë histori. Unë kam besim se vetëm një  front i madh mund të sjellë ndryshimin. Unë nuk e di akoma me zgjedhje pa zgjedhje, çfarë do të ndodh pas 15 marsit. Me zgjedhje normale, në një kohë kur janë kapur ekonomia mediat, është e pa mundur të  bëhet”, u shpreh Andi Bejtja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.