E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bela kthehet urgjent nga Zvicra për të dalë në video me Gentian Gjylin
Lajme

Bela kthehet urgjent nga Zvicra për të dalë në video me Gentian Gjylin

Teksa Tirana gumëzhinte për lajmin se SPAK kishte marrë nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku për “shkelje të barazisë në tendera”, vetë “Bela” zgjodhi të tregonte një tjetër realitet. Ajo postoi një video nga Zvicra, ku fliste për bashkëpunimin hekurudhor me vendin alpin dhe shkëmbimin e eksperiencave me hekurudhën zvicerane.

Por, si duket, udhëtimi s’pati shumë kohë për t’u shijuar. Vetëm pak orë pas bujës së lajmit, Balluku u kthye me urgjencë në Shqipëri, jo për t’u paraqitur në SPAK, por për t’u shfaqur në një tjetër video, këtë herë krah drejtorit të ARRSH-së, Gentian Gjyla, duke inspektuar projektin e ri për mirëmbajtjen estetike të akseve rrugore.

Duket se kamerat janë kthyer në armën më të fortë të zv.kryeministres, që edhe pse nën hijen e hetimeve, vijon të projektojë energji, optimizëm dhe sigurisht prani konstante në ekran.

SPAK nga ana tjetër mbetet në heshtje, ndërsa “Bela” vazhdon në terren… me kamera, me Gjylin dhe me shumë energji për të treguar se gjithçka është nën kontroll.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.