E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Belgjika dënon me 12 vite burg Ramazan Rrajën/ Nipi i deputetit socialist, pjesë e një organizate droge
Lajme

Belgjika dënon me 12 vite burg Ramazan Rrajën/ Nipi i deputetit socialist, pjesë e një organizate droge

Autoritetet belge kanë dënuar Ramazan Rrajën, si pjesë e një organizate droge shqiptaro-letoneze që trafikonte kokainë.

Gjykata vendosi 12 vjet burg për Rrajën, tri vjet më shumë sesa kishte kërkuar Prokuroria Publike.

Gjithashtu, u dënua me 12 vite burg 36-vjeçari letonez Kaspars N., i cilësuar si “koka” e grupit kriminal.

Prokuroria Publike e kishte portretizuar grupin e letonezit si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës, raportojnë mediat belge.

Prokuroria e mbështeti këtë akuzë në kutitë e gjetura me para të fituara nga aktiviteti kriminal, më dhe orë luksoze.

Kaspars N. është kapur nga përgjimet duke folur me Rrajën për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742.

Në këtë kontejner me banane, hetuesit nuk gjetën gjë, por gjatë kontrolleve të tjera u gjetën 187 kilogramë kokainë në portet e Vlissingenit dhe Civitavecchias.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.