Belinda Balluku del nga SPAK: U pyeta për inceneratorin e Tiranës
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dalë pas më shumë se tre orësh që është pyetur nga SPAK .
Interesit të gazetarëve, Balluku iu përgjigj se ishte thirru në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës, ku sipas saj ka dhënë shpjegime të nevojshme për të ndarë punën e ndershme nga abuzimet e pafalshme.
‘Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm’, u shpreh Balluku.
Balluku: Ishte një thirrje për dosjen 255, që është dosja e inceneratorit të Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e vërtetët e pushteteve. Qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm.
Balluku u thirr ne oren 16:00
Numri dy i qeverisë është thirrur nga prokurori Dritan Prençi dhe po merret në pyetje nga oficeret e Byrosë Kombëtare të Hetimit për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Balluku u pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën e inceneratorit të Tranës.
Balluku ka dhene shpjegime se si janë lëvruar pagesat për inceneratorin e Tiranës, për të cilin janë firmosur të paktën 15 urdhra arresti dhe ndalimi deri më tani.
Përtej çështjes së incenratorëve, roli i Ballukut po hetohet edhe për tenderat e rrugëve, pasi më herët kujtojmë se është arrestuar në detyre kreu i ARRSH, Evis Berberi, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



