Belsh/ Makina përplaset me mbrojtësen metalike, ndërron jetë 37-vjeçari
Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Kuçovë-Belsh.
Një mjet mësohet se është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.
Makina drejtohej nga shtetasi me iniciale K.K., 22 vjeç banues në Belsh.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri Uran Shehu 37 vjeç banues në Belsh.
Në mjet ishte dhe një 14-vjeçar i cili fatmirësisht nuk është lënduar.
Shoferi 22-vjeçar u shoqërua në ambientet e policisë për t’u marrë në pyetje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



