E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bën aksident me makinë por arrestohet ,ishte i armatosur
Lajme

Bën aksident me makinë por arrestohet ,ishte i armatosur

Eshte aksidentohet me makinën e tij dhe përpiqet të fshehë nga policia armën pistoletë që e kishte me vete. Ai është arrestuar në flagrancë Një 47 vjeçar nga Lezha, u arrestua nga policia, pasi një aksidenti me makinë, ndërkohë që kishte me vete një armë zjarri, të cilën është përpjekur ta fshehë. Në pranga përfundoi Astrid Nimani. Bashkë me të është arrestuar edhe Oltion Vuka, 39 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit  D.M.24 vjeç,  banues në Lezhë.

Policia sqaron se shtetasi Nimani, në aksin rrugor Shëngjin – Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Audi në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku për pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

LEXO EDHE:

VIDEO/ Të bërë tapë dhe me shpejtësi marramendëse në autostradë, ja çfarë bën policia

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, shtetasi A.Nimani i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë shtetasit D.M. për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

Shtetasi D.M. ka arritur të largohej pasi veprimet e punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga shtetasi O.Vuka. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.