E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bëntë porosi onlinë celularë dhe kërcënonte me thikë korrierët që të merrte porositë pa paguar, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
Lajme

Bëntë porosi onlinë celularë dhe kërcënonte me thikë korrierët që të merrte porositë pa paguar, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi kërcënonte me thikë korrierët që të merrte porositë e tij pa paguar.

Bëhet fjalë për qytetarin me iniciale E. B., i cili akuzohet për “Vjedhje me dhunë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas porosiste celularë online dhe kur korrierët mbërrinin për dorëzimin e pakove, i kërcënonte me thikë për të marrë produktet pa paguar.

Sipas hetimeve, E. B. ka kryer të paktën tre vjedhje të tilla më 15, 21 dhe 27 dhjetor 2024, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur për të njëjtën vepër penale. Gjatë arrestimit, policia sekuestroi një celular të vjedhur dhe një shumë parash.

Materialet për këtë rast i janë dorëzuar Prokurorisë, ndërsa hetimet për evidentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve nga ky shtetas po vijojnë.

https://www.instagram.com/reel/DEH8e8LNWad/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.