E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bënte xhiro  me armë  në qytet, policia arreston të riun në Korçë
Lajme

Bënte xhiro me armë në qytet, policia arreston të riun në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një  31-vjeçar, i cili qarkullonte me armë me vete. Sipas njoftimit të policisë i riu kishte një pistolete dhe  7 fishekë në momentin e arrestimit.

Njoftimi i plotë

Qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë, si edhe 7 fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë ditës së sotme kanë vijuar me kontrollet për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale.

Në këtë kuadër është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i një shtetasi me preçedentë kriminal të mëparshëm i cili lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje, konkretisht:

T.G, 31 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë”).

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik që Policia ushtroi ndaj këtij shtetasi në lagjen nr 14 Korçë, në afërsi të një lokali, në çantën e tij të supit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me një krëhër të mbushur me 7 fishekë luftarakë të cilat shtetasi i mësipërm i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278/2 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.