E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Benz-i” me dy vajza i pret rrugën automjetit tjetër, plagoset njëra prej tyre.
Publik News

“Benz-i” me dy vajza i pret rrugën automjetit tjetër, plagoset njëra prej tyre.

Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e kombinatit. Një automjet tip Benz ,me targa AA 852 VH, në të cilin udhëtonin 2 vajza është përplasur me mjetin tip Wolsvagen ,me targa AA 308 YR.

Ndërkohë dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip Golf, që u përfshi në aksident.

Sipas burimeve të para hetimore mësohet se ka qenë mjeti Benz në të cilin udhëtonin dy vajzat ai që i ka prerë rrugën Golfit që po udhëtonte në drejtim të qytetit.

Vajzat janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë.

E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.