E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bëri kallezim të rreme për kërcënim, me letrat që shkroi vetë, prokuroria e Durrësit merr të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi
Lajme

Bëri kallezim të rreme për kërcënim, me letrat që shkroi vetë, prokuroria e Durrësit merr të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi

Prokuroria e Durrësit përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj gjyqtares, Arnisa Këlliçi. Burime zyrtare pranë këtij institucioni thanë për VNA se gjyqtarja është marrë e pandehur për akuzat e “kallëzimit të rremë” dhe “falsifikimit të dokumentave”. Dosja penale, pritet të kalojë filtrin e gjyqtarit paraprak dhe më pas të fillojë shqyrtimi në themel. Arnisa Këlliçi ndërkohë mohon çdo akuzë.

Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtarja e Tiranës ka bërë kallëzim të rremë, pasi kishte shkruar vetë një letër kërcënuese, që e përdori më pas në Këshillin e Lartë Gjyqësor, si prove për kërcënimin e pretenduar dhe ky institucion i dha mbrojtje fizike.

Që letra ishte shkruar nga vetë Këlliçi u provua përmes aktit të ekspertimit grafik.

Nisur nga ky aktekspertim, prokuroria ngriti ndaj Këlliçit edhe akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Fillimisht hetimet u kryen nga prokuroria e Tiranës, por dosja i kaloj për kompetencë prokurorisë së Durrësit. Arnisa Këlliçi kallëzoi një prokuror si autorin e kërcënimit, ndërsa implikoi edhe ish-gjyqtarë të gjykatës së Tiranës që kishte patur kolegë. Pasi shpërtheu skandali, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi ta pezullojë nga detyra Arnisa Këlliçin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.