E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Akademia goditi edhe gjuhën shqipe! Gjinushi, një matrapaz që ia shiti partinë Ramës e Doshit
Publik News

Berisha: Akademia goditi edhe gjuhën shqipe! Gjinushi, një matrapaz që ia shiti partinë Ramës e Doshit

Kryetari demokrat, Sali Berisha, duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që vlerësoi Akademinë e Shkencave për punën e saj gjatë komunizmit, tha se Akademia jo vetëm falsifikoi historinë, por edhe goditi gjuhën shqipe.

Nuk ishte viktimë vetëm historia jonë kombëtare e Akademisë, po kaq viktimë u bë edhe gjuha shqipe, e cila për paranojën e diktatorit, mori goditjen më të rëndë në tërë ekzistencën e saj në kongresin marksist të drejtshkrimit të vitit 1972.

Në atë kongres, në njëfarë mënyre u ridimensionua famëkeq i Enver Hoxhës që ndaloi publikimet e paraluftës. Aty u vendos arkivimi i punimeve të pavdekshme të rilindësve, Fishtës, Mjedës, Filip Shirokës, shkrimtarëve të Kosovës, vetëm pse duhej të goditej dialekti i zonës armike. Duhej të goditej gjuha liturgjike. Sot, gjuha shqipe vuan pasojat më të rënda të Kongresit marksist të drejtshkrimit të vitit 1972.

Nuk kam asgjë me drejtshkrimin, por nuk mund të pranohet kurrë dënimi që iu bë gjuhës shqipe, dënimi që iu bë formave themelore të kohëve të foljes, dënimi që iu bë për rrjedhojë të gjithë letërsisë së krijuar në trevat nga Elbasani në Prishtinë,” tha Berisha.

Kreu demokrat hodhi akuza të rënda edhe ndaj kreut të Akademisë, Skënder Gjinushi.

“Sot Akademia kremton 50-vjetorin me një regres të madh. Nëse më parë kishte në krye një historian të nderuar si Aleks Buda, sot ka një matrapaz, një ish-ministër të diktaturës, që uzurpoi postin e kreut të akademisë duke ia shitur partinë e tij Tom Doshit.

Skënder Gjinushi, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate, i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme nuk ka në botë.

Ai që mori atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës. Por për pazarxhinjtë Rama-Gjjinushi, Kushtetuta nuk vlen një lekë. Rëndësi ka që të blinte Akademinë me partinë. Nuk ka ditë më të zezë se kjo e sotmja, kur ai institucion feston 50-vjetorin me një qenie të turpshme si kryetarin e saj,” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.