Berisha akuza Felajt: Ndaluat hetimin e Zotos në prag të zgjedhjeve, je e zhytur në aferën e djegësve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar zv.kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn, se është e ‘zhytur’ në aferën e inceneratorëve.
Berisha theksoi se Felaj ka ndalur hetimin tatimor ndaj Klodian Zotos në prag të zgjedhjeve.
Berisha: Këto janë përdorur për të mbushur xhepat e Ramës, Ëngjëll Agaçit dhe të tjerëve. Ju zonjë keni ndaluar hetimin tatimor ndaj Klodian Zotos në prag të zgjedhjeve. Ju jeni e zhytrur në aferën e djegësave dhe jeni anëtare besnike e organizatës kriminale.
Do të lexoj vetëm firmëtarët e marrëveshjes. Valbona Ballxhini, drejtore e përgjithshme e shërbimeve mbështetëse. Erion Murataj, specialist në Antrako, taulant Tusha, Etleva Konti etj, ky komision ka vendosur dhe këtij i ka qëndruar qeveria.
Unë kërkoj nxjerrjen jashtë rendit të ditës të ligjit për studentët, ligjit për kanabisin dhe ligjit për akademinë. Nuk mund të kalojë ligji për kanabisin sepse është rrezik madhor, rrit potensialin e krimit nga Shqipëria në rajon dhe më gjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



