E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha akuzon Ramën: Ka blerë Benz të ri të blinduar 500 mijë €
Lajme

Berisha akuzon Ramën: Ka blerë Benz të ri të blinduar 500 mijë €

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka blerë dy automjete Benz të blinduara dhe një tjetër veturë, me një vlerë që sipas tij shkon në 500 mijë euro.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama po i shmanget çdo kontrolli nga auditimi shtetëror, ndërsa theksoi se qeveria është e zhytur në korrupsion.

“Dosjet janë bërë sa Mali i Dajtit. Duhet të dalim në shesh. Auditi nuk mund ta kontrollojë Edi Ramën, se i gjen Benz-in. Ka blerë Benz të ri të blinduar. Ju kujtohet kur 20 vite më parë blemë një Benz për delegacionet? Unë s’e kam përdorur kurrë. Ai që tha të vërtetën u pushua nga puna. Tani Rama blen makina luksoze dhe bllokon auditin”, tha Berisha.

Kryedemokrati akuzoi gjithashtu se pas aferës së tunelit të Llogarasë që po hetohet nga SPAK, qëndron vetë Rama, ndërsa zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, sipas tij, “meriton të gjitha dënimet”.

“Tuneli i Llogarasë është vepër e tij. Tani kërkon ta paraqesë si konflikt me palën turke, jo si vjedhje të mirëfilltë. Belinda Balluku meriton të gjitha dënimet”, shtoi Berisha, duke bërë thirrje qytetarëve të protestojnë kundër qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.