E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha bën denoncimin e fortë: MSH ka urdhëruar përdorimin e vaksinave të skaduara!
Lajme

Berisha bën denoncimin e fortë: MSH ka urdhëruar përdorimin e vaksinave të skaduara!

kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale se Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave të skaduara për qytetarët duke sjellë pasoja të rrezikshme.

Ai ka shpërndarë denoncimin e një mjeku që sipas tij thotë se janë urdhëruar të vazhdojnë vaksinimin me lotin e vaksinës Pfizer të skaduar në muajin korrik që duhej përdorur jo më larg se muaji tetor i vitit të shkuar.

“Një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin e njeriut!

Të dashur miq, në një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-covid të skaduara, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë edhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduara.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm të qeverisë dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduara.

Lexoni më poshtë denoncimin e mjekut dixhital. #sb ‘Pershendetje dr po ju informoj se jemi urdheruar te vazhdojme vaksinimin me lotin e vaksines Pfizer qe ka skaduar ne Korrik dhe sipas urdherit duhet qe kete lot ta perdorim gjere ne tetor’., shkruan Berisha.

Në lidhje me këtë denoncim ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka përgënjeshtruar akuzat e Berishës.

“Sali Berisha e përdori dhe një herë dritaren e Facebook-ut, për të gënjyer.  Nuk do t’ia vlente t’i përgjigjeshim gënjeshtrave të tij, të cilat në jo pak raste ka filluar i fshin edhe vetë kur ndokush ia vë në dukje marrëzinë e radhës.

Por, gënjeshtrat që Sali Berisha shpërndan pa pikën e përgjegjësisë, ndikojnë mbi shëndetin e qytetarëve dhe masat parandaluese që ata duhet të marrin në kushtet e Pandemisë. Në lidhje me gënjeshtrën e fundit, sipas të cilës qytetarëve po u bëhen vaksina të skaduara, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dëshiron të informojë qytetarët si vijon:

Vaksinat janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA.  Shtyrja e afatit të vaksinave sipas një kalendari që lidhet me kohën e prodhimit është bërë për të gjithë shtetet e botës nga kompania Pfizer/BionTech dhe është miratuar nga FDA dhe EMA.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e përpjekjeve dezinformuese që synojnë ta përdorin shëndetin e tyre për politikën e ditës, por t’u referohen vetëm institucioneve që kanë përgjegjësinë të mbrojnë shëndetin e tyre” – shkruan Manastirliu në faqen e saj në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.