Berisha denoncon qeverinë ‘Rama’: Këta janë thjesht hajdutë, kullat monstruoze të drogës u japin baule me euro
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar qeverinë Rama për vjedhje dhe se “marrin nga kullat monstruoze të drogës baule me euro”.
Sali Berisha: Në vitin 2013 qeveria që humbi zgjedhjet la të gatshme financimet e sheshin e projektin për kampusin universitar.
Këta që erdhen e reklamuan me të madhe, por nuk janë as të rinj as të vjetër këta janë thjesht hajdutë se Veliaj për moshën e tij nuk mund të bënte gjë më të madhe se sa të ndërtonte kampusin më të bukur universitar në Shqipëri. Por Veliaj nuk mendon për askënd tjetër përvec xhepave të tij.
Kampusi nuk jepte baulet me euro që japin kullat monstruoze të drogës që i qëndrojnë qytetit si kucedra.
U garantoj se studentët do kenë një kampus ndër më të bukurit, më modern, sikundër tarifat do të përgjysmohen në të gjitha studimet. Ligji i arsimit të lartë do anulohet, mesatarja do ulet. Do bëhet gjithcka për punëismin e studentëve pas mbarimit të universitit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



