Berisha: Do preken 60% e qytetarëve shqiptarë nga rritja e çmimit të energjisë
Goditet shtresa e mesme
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin për vendosjen e çmimit të ri të energjisë elektrike për muajin nëntor dhe dhjetor.
“Nga kjo rritje do preken direkt e indirekt 60% e qytetarëve shqiptarë. E preket e tërë shtresa e mesme e Shqipërisë, goditet. Rama do përgjigjet për këtë vendim në një kohë kur udhëton vetë me dhjetra milionë euro me charter denon duke vjedhur energjine qytetaret shqiptare.
Shqiptarët duhet ta dinë se viti 2022 në Shqipëri është prodhuar 100% e energjisë që konsumohet, ka pasur vjedhje e vetëm vjedhje”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



