E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet para mbështetësvetë tij:   Veliaj e palosi Ramën për 30 minuta me mesazh të koduar!
Lajme

Berisha flet para mbështetësvetë tij: Veliaj e palosi Ramën për 30 minuta me mesazh të koduar!

Ish-kryeministri Berisha, gjatë fjalës së mbajtur para mbështetësve tha se Erion Veliaj e palosi Edi Ramën për 35 minuta.

Ai sulmon Veliajn dhe Ramës, teksa thotë se janë një. Berisha shprehet se kodi mafioz ishte ‘Dumanët le të merren me drejtorët dhe kundërshtarët tanë, me ne nuk guxojnë kurrë’.

Sipas kryedemokratit, vetëm mosbindja civile është shpëtimi i Shqipërisë.

“Të dashur miq, jam dakord tha Edi Rama me fjalë dhe presje sepse Erion Veliaj e di se ku janë 130 milionë të fshehura të ndërmarrjes Rama-Veliaj.

Sepse Erion Veliaj e di se si Edi Rama firmosi për 8 pikë për sipërmarrjen që nuk ekzistonte.

Sepse Erion Veliaj e di se pse Edi Rama ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe kaloi në djegien e mbetjeve.

Pra, të dashur miq ju patë një pengmarrje absolute, reciproke.

A e kuptoni pra se sa i fortë është Edi Rama kur për 35 minuta paloset nga Erion Veliaj?

Ç’na mbetet ne?

Çfarë dinte tjetër nga kodi i mafies? 

Erion dhe Ramë, Edvin jeni një. Dumanët le të merren me drejtorët dhe kundërshtarët tanë, me ne nuk guxojnë kurrë.

Se ne u bëjmë atyre këtë dhe atë.

Të dashur miq, këto zhvillime të sotme tregojnë dhe njëherë se vetëm zemërimi juaj, se vetëm protesta juaj, se vetëm beteja juaj, mosbindja juaj civile është shpëtimi i Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.