E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet për mungesën e faljes nga Edi Rama për Avzi Nelën : Kryeministri  mik i ngushtë me Pëllumb Gjokën!
Uncategorized

Berisha flet për mungesën e faljes nga Edi Rama për Avzi Nelën : Kryeministri mik i ngushtë me Pëllumb Gjokën!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun  e Qeverisë Edi Rama se ky i fundit nuk ka kërkuar falje për varjen e poetit Havzi Nela, urdhër i firmosur sipas tij nga Kristaq Rama.

Berisha Rama pellumb gjoka

“Terrorist ishte regjimi dhe regjimi e pranonte se ishte terrorist me dokumente, kurse Havzi Nela ishte luftëtar lirie. Ai është një gjeni guximi jo vetëm me vargje, por në çdo aspekt. Havzi Nela është një simbol sot me një rëndësi shumë të veçantë.

Miqtë e mi! Çfarë është kjo kohë sot. E vërteta është se nëse u referohemi poetëve, sepse ata kanë ndjheshmërinë më të madhe, kjo është koha klasike e lirisë së rreshme dhe liria e rreme qenka forma më fatkeqe për njeriun”, tha Berisha.

Më tej, ai ka komentuar dhe operacionin “Metamorfoza”, teksa tha se Pëllumb Gjoka, biznesmeni i përgjuar nga autoritetet e huaja qe porosiste vrasje me grupet mafioze është mik i Edi Ramës.

“Unë mund të ndalem shumë aspekte, por do të ndalem vetëm tek i fundit, tek aspekti i procesit ‘Metamorfoza’.

Çfarë ka aty, çfarë kanë shqiptarët aty? Shqiptarët aty kanë një mori kriminelësh të nëndheshëm, të cilët njëlloj si dikur oficerët e sigurimit të shtetit, të vrasin natën dhe të qajnë ditën, të ndihmuar nga njerëz me uniformë. Të ndihmuar nga shefa të lartë policie, të lidhur absolutisht direkt me kryeministrin e Shqipërisë.

Nuk ka shqiptar që ka njohur Pëllumb Gjokën dhe nuk e di se ai ishte mik i ngushtë i Edi Ramës, se ai drekonte e darkonte, rregullisht me Edi Ramën, por porosiste vrasje, paguante, përdore oficerë, media, çdo gjë. Nëse e lexoni me vëmendjen këtë proces, ju do të shikoni se ky regjim, Edi Rama pasardhës direkt i tyre. I ati i tij ka firmën në varjen e Havzi Nelës. Nga të gjithë ata që kanë firmosur,  njeriu që në aparencë pritej që të mos firmoste, ishte i ati i tij, sepse ishte skulptor, intelektual gjoja. Jo vetëm që ka firmosur i pari, por i biri dhe sot nuk kërkon të falur, sepse ruan në  nënshtresën e vetëdijes së tij trashëgiminë atërore.

Ky njeri njëlloj si etërit që përdornin hanxharët, që edhe shkelnin ligjet dhe çdo gjë në veprimin e tyre, edhe ky përdor tani një krim të rrjetëzuar në mënyrën më të paimagjinueshme, kundër lirisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët kujtojnë se janë të lirë. Jo s’janë të lirë.

Ky është aspekti i nëndheshëm. Ky sot ka përqendrimin e të gjitha pushteteve”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.