E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet për skenarin e opozitës në Kuvend : Parlamenti është zhdukur…
Lajme

Berisha flet për skenarin e opozitës në Kuvend : Parlamenti është zhdukur…

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka treguar se beteja e opozitës do të vazhdojë dhe se deputetët janë gati për të shkuar drejt sakrificave më të forta.

Berisha deklaroi se çdo ditë dëshmon se janë vonuar në këtë betejë dhe se janë të vendosur të shkojnë drejt grevës së urisë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Parlamenti është zhdukur, është futur nën tavolinë, është bërë virtual”, tha ish-kryeministri, dke shtuar se Rama, të cilin e quajti “Pashiq”, nuk mund të durohet më.

Sali Berisha: “Beteja vazhdon jemi të vendosur të ecim drejt sakrificave më të forta për të rikthyer të drejtat tona kushtetuese. Çdo ditë dëshmon se jemi në disa aspekte të vonuar në këtë betejë. E patë propozimin e Pashiqit për Kosovën, që Radoiçiçët të bëheshin komandantë policore të Kosovës.

Ka kurajon ta publikojë edhe pasi Radoiçiç doli udhëheqës i një grupi terrorist.

A mund të tolerohet ky pashiq. Dëmton interesat jetike të shqiptarëve çdo ditë që kalon.

Deputetët janë të vendosur të shkojnë drejt grevës së urisë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, Se ku do të përcaktohet. Nuk mund të vazhdojnë më kështu.

Betejat pa kthim kanë afat vetëm fitoren, Parlamenti është zhdukur, është futur nën tavolinë, është bërë virtual.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.