E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet troç/ Nuk e kisha menduar që do të rikthehesha në politikë
Politikë

Berisha flet troç/ Nuk e kisha menduar që do të rikthehesha në politikë

Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka folur për rikthimin e tij në politik dhe në krye të PD-së.

Në një intervistë për gazetarin Çim Peka ai tha se nuk ka probleme me zërin dhe kjo gjë nuk pengoi aspak që të rikthehej në krye të PD-së.

Berisha ndër të tjera shtoi se kryeministri Edi Rama nga ana tjetër edhe kur ishte kryebashkiak por edhe tani që është kryeministër, është një njëri i plogësht që nuk merr pjesë në mbledhjet e qeverisë, ndërsa kur ishte kryebashkiak gjatë javës dilte në Pezë dhe vetëm në fundjavë punonte.

“Tani të flas hapur, në një fushatë për atë që drejton fushatën problemi është zëri. Unë nuk kam probleme fizike, nëse vitet do ti marrësh në dy mënyra, si kronologji sepse ato aq janë dhe nis e i merr si biologji ato janë krejt tjetër, është histori tjetër.

Po ta veshë re ti Rama është një njeri i rënë, komplet, dhe atë mënyrën e vet si e organizon ditën ai ka një plogështi, ai nuk del në punë në mbledhje të qeverisë. Kjo histori nuk është e vjetër pasi edhe kur ishte në bashki ka qenë e faktuar se gjithë javën rrinte në Peze dhe vetëm të shtunë dhe të dielën dilte të mashtronte qytearët.

Unë nuk e kisha menduar se do të rikthehesha dhe të zhvilloja 5 takime në ditë pasi isha ndarë përfundimisht dhe paqësisht, besnik ndaj vendimit tim i marrë që në verën e viti 1991, e cila nisi me humbjet e zgjedhjeve dhe hyrjen ne qeverinë e stabilitetit, pasi mendonim se ishim në opozitë ne ishim thellësisht në qeveri pasi kishim shumicën. Në ato kushte unë mendova se në rast do të humbim zgjedhjet që vinin do të japja dorëheqjen përfundimisht, dhe në këtë drejtim ai vendim ishte ruajtuar, edhe  në vitin 2001 unë i faktova se ato zgjedhje ishin grabitur“, shkruan ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.