E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha futet me të vetët në selinë e PD: Vij këtu për të…
Publik News

Berisha futet me të vetët në selinë e PD: Vij këtu për të…

Sali Berisha është futur sot në selinë e Partisë Demokratike bashkë me mbështetësit e tij. Ai tha se futet në seli për shkak të një mbledhje dhe se nuk ka punë në zyrën e Bashës

“Basha do jetë anëtar i grupit parlamentar, defakto është i shkarkuar, por më 18 do shprehen për deputetin Basha.

Në zyrën e Bashës nuk futem, nuk kemi punë, sot vijmë për një mbledhje dhe deputeti Basha gjer me datë 18 duhet të mendojë të reflektojë për  vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e këtij kombi ku vullneti i anëtarëve triumfoi në mënyrën më magjike, por shqiptarët panë spektaklin e lirisë.

Unë sot në selinë e PD futem si një nga anëtarët e këtij komisioni, janë të gjithë të barabartë. Vendimet do jua komunikojnë pas mbledhjes,” tha Berisha.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.