E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Gjithçka Basha e ka bërë për interesin e tij personal
Publik News

Berisha: Gjithçka Basha e ka bërë për interesin e tij personal

Sali Berisha thotë se vendimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Lulzim Basha e bëri për arsye personale.

Në “Zonë e Lirë”, ish-Kryeministri tha se nuk kishte dijeni nëse Basha ishte “non grata” në SHBA, por theksoi se ai nuk shkon në këtë vend prej disa vitesh.

Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal. Ka udhëtime të anuluara. Unë di ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar të tjera detaje nga biseda që ka pasur me kryedemokratin Lulzim Basha përpara se të shpallte publikisht vendimin për largimin nga grupi parlamentar i PD-së.

Berisha thotë se ka pasur kërcënime për fëmijët ndaj është detyruar për të marrë një vendim të tillë. Madje më tej, ish-kryeministri thotë se disa zyrtarë nga Ëashingtoni e Tirana, e kanë informuar Berishën për shpalljen “non-grata” nga SHBA dhe se në dijeni për këtë fakt ka qenë në dijeni dhe Lulzim Basha duke hedhur dyshime mbi implikimin e tij në këtë çështje.

Por Berisha thotë se nuk ka ende asnjë provë zyrtare që të vërtetojë implikimin e kryedemokratit Basha në këtë çështje.

“Nuk ka asgjë të vërtetë ajo që thotë Basha. Unë i kam brë të qartë Bashës, PD dhe çdo njeri në botë. Kam shumë miq, nuk i kam kërkuar asnjë njeriu ndihmë. Zero. Çfarë kam kërkuar, transparencë, vetëm kaq. Nuk ka ndarë asgjë me mua. Bisedat kanë qenë, kërcënimet që kanë përcjellë për fëmijët. Unë jam ai që jam. Unë kam bërë një zgjedhje, gjykata. Unë kam paditur për shpifje sekretarin e shtetit. I kanë thënë, që ne e kemi informuar Berishën. Unë nuk kisha folur për këtë punë.

Nga Washingtoni, dhe nga Tirana më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë thënë që po ndodh kjo kjo (shpallja non-grata) dhe në dijeni është Lulzim Basha. Unë po them çfarë kanë thënë. Unë nuk e kam vlerësuar. Mund të thotë çtë dojë Rama e Basha, nuk firmoset me këto thënie. Ka qenë dora e George Sorosit që bëri firmosjen. Basha më tha, që SHBA e ka paralajmëruar Berishën. Më kanë thënë që Basha nuk merr asnjë vendim. Unë nuk kam diktuar asnjë vendim të Bashës. Këtu kemi një gjë. Basha vrau PD me qëllimin e tij, jo Sali Berishën, mund të merrte çdo vendim për mua, por në përputhje të plotë me statutin e PD-së” – tha Berisha.

Gjatë intervistës në emisionin “Zonë e Lirë” në “Tv Klan” Berisha tha se nuk është në dijeni nëse Basha është “non grata” në SHBA, por u shpreh se ai nuk udhëton prej vitesh drejt Amerikës.

“Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka e ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal.  Ka udhëtime të anuluara. Unë di ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme, i atij ligjit të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një vendim që asgjëson sovranitetin e PD-së atë të kryetarit Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat, pas shpalljes “non grata” nga DASH.

REAGIMI I BASHËS

Më herët sot, pas daljes nga Kuvendi Lulzim Basha u shpreh se dhimbja për vendimin i është dyfishuar për shkak të gjuhës së përdorur nga Sali Berisha.

“Dhimbja që ndjej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin që u detyrova të marr dje është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga z. Berisha. Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë, dhe të gjithë të fokusohemi te armiku i vetëm që është regjimi i Edi Ramës, problemi kryesor për të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.