E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Harta e re gjyqësore, strategji për të shpopulluar vendin dhe përzënë shqiptarët
Lajme

Berisha: Harta e re gjyqësore, strategji për të shpopulluar vendin dhe përzënë shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike në një tryezë për sfidat e drejtësisë, Sali Berisha ka deklaruar se krijimi i hartës së re gjyqësore nga ana e kryeministrit Rama është një strategji sipas tij për të stresuar shqiptarët dhe për t’i përzënë ata nga vendi.

Sipas Berishës, ky është një mekanizëm i qartë për të kryer një spastrim etnik ndaj shqiptarëve duke i mërzitur ata vazhdimisht sepse një qytetar që sipas tij, jeton në Konsipol apo Vermosh nuk mund të vijë në Tiranë për një çështje gjyqësore duke qëndruar me ditë në kryeqytet.

Në këtë mënyrë, sipas Berishës, ata do të zgjedhin më mirë të largohen nga vendi kur ndeshin në mosmarrjen e shërbimeve në qytetet e tyre.

Berisha: Harta e drejtësisë ka një synim tjetër. Është pjesë integrale e platformës së spastrimit etnik të këtij vendi. Ju jeni njerëz të cilët lexoni. Avokati është gjithmonë më i lidhuri me problematikat e qytetarëve. Në doktrinat e shpopullimit dhe spastrimit etnik nuk është e para ekzekutimi masiv, jo, mërzitja masive, intimidimi masiv, shkatërrimi i shërbimeve. Këto janë parimet e para mbi të cilat bazohet doktrina e Çubrilloviç dhe çubrilloviçëve kudo që janë ndaj popullatave civile. Një familje në Vermosh apo Konispol, sa rrinë dhe sillen hoteleve të Tiranës për një gjykim, e i duhet të shesë lopët e gjithçka ka, më mirë thotë po shkoj në Mal të Zi dhe s’po jetoj në Shqipëri. Kjo ndodh dhe është absolutisht mekanizëm i saktë, i qartë, i mërzitjes, i spastrimit etnik të qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe duke shprehur vlerësimin tim më të madh për reagimin tuaj, ju garantoj për mbështetje të plotë të Partisë Demokratike dhe ju ftoj të vazhdoni këtë betejë gjer në rikthimin dhe rivendosjen e parimeve të shëndosha në këtë sistem, tashmë një shtyllë vertebrore e shtetit shqiptar, e prerë në mes dhe që nuk funksionon”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.