Berisha i shtriu dorën, Arlind Qorri i jep ‘brrylin’: Jo, jo, dhe jo!
Arlind Qorri ka reaguar ndaj ftesës që Sali Berisha u drejtoi sot partive të vogla për t’u bashkuar në protestën e radhës të organizuar nga Partia Demokratike. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Qorri e ka refuzuar kategorikisht këtë ftesë.
Ai theksoi se qëndrimi i tij politik nuk lidhet me përfshirjen në protesta të drejtuara nga forcat tradicionale, duke u shprehur se synimi i tij është rrëzimi i të gjithë sistemit aktual politik. Sipas Qorrit, ky sistem përfshin njëkohësisht si kryeministrin Edi Rama, ashtu edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Qorri nënvizoi se ndryshimi nuk mund të vijë përmes aleancave me figurat që, sipas tij, janë pjesë e problemit, por vetëm përmes një përmbysjeje të plotë të rendit politik ekzistues.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



