Berisha: Ju tregoj si e kërcënoi Rama prokurorin e SPAK
“Kush je ti që guxon t’i prekësh pasaportën Ballukut”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka kërcënuar prokurorin e SPAK, Dritan Premçi, i cili po heton zëvendësministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Berisha e cilësoi këtë situatë si një moment kritik për vendin dhe opozitën, duke e përshkruar sistemin si një “ngrehinë të narkoshtetit”:
“Zëvendësja më besnike e Edi Ramës në 25 vitet e fundit, Lubi Balluku, merret e pandehur për një të mijëtën e vjedhjeve dhe shpërdorimeve të saj. Dhe marrja e saj e pandehur ishte një akt guximi për atë prokuror që guxoi të firmosë thirrjen e saj.”
Sipas Berishës, prokurori Premçi u përball me kërcënime të drejtpërdrejta dhe indirekte, përfshirë edhe nga vetë kryeministri Rama:
“Cili je ti, i thotë Ramaduro prokurorit, që guxon të prekësh pasaportën e zëvendëskryeministres së Shqipërisë? Pavarësisht kërcënimeve, ai zgjodhi të mbrojë me kusht veprimtarinë e tij ligjore dhe të ndjekë drejtësinë.”
Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për përdorimin e mjeteve të propagandës kundër opozitës dhe për mbrojtjen e veprimtarisë kriminale të drejtuesve të saj.
“Kjo mbledhje e grupit parlamentar thirret në një moment kritik për vendin, në një moment kritik për opozitën dhe opozitarizmin.
Ju jeni dëshmitarë se ngrehina e narkoshtetit, e qelbur nga koka, kundërmon sot më shumë se kurrë në Shqipëri dhe në botë.
Zëvendësja më besnike e Edi Ramës në 25 vitet e fundit, Lubi Balluku, merret e pandehur për një të mijëtën e vjedhjeve dhe shpërdorimeve të saj.
Një të mijëtën! Dhe marrja e saj e pandehur ishte një akt kaluari i vërtetë, do të themi atë që është, për atë prokuror që guxoi të firmosë thirrjen e saj.
Ai prokuror që guxoi të firmosë thirrjen e një personi që bashkë me Edi Ramën kanë zhdukur miliarda në tendera në këtë vend, ai u përball me kërcënime vrasësish, me kërcënime indirekt të bosit të tij, Troplinit në krye të Skapit, por edhe me kërcënime direkt të kryeministrit nëpërmjet telefonit të faqezi Manjës, Ulsi Manjës.
Shikoni se ku jemi.
Cili je ti, i thotë Ramaduro prokurorit, që guxon të prekësh pasaportën e zëvendëskryeministres së Shqipërisë?
Kjo është e vërteta. Dhe kur merr ca mesazhe Ramaduro, e qep gojën sepse ishte vetë personazh që duhej t’i hiqej pasaporta.
Por, pavarësisht nga kjo situatë, ai zgjedh të mbrojë me kusht veprimtarinë e tij kriminale.
Përdor të gjitha mjetet e propagandës kundër opozitës, dhe jo vetëm propagandës, dhe mbrojtjen e krimeve të tij”, tha Berisha.
Deklarata e Berishës vjen në një kohë kur hetimi ndaj Ballukut ka krijuar tension të lartë politik dhe debate mbi pavarësinë e drejtësisë në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



