E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha kërkon mobilizim, zbulon datën e protestës së radhës
Politikë

Berisha kërkon mobilizim, zbulon datën e protestës së radhës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka aktivizuar strukturat e selisë blu në të gjithë vendin për organizimin e protestës së pestë kombëtare, e cila do të mbahet më 28 shkurt.

Në një mesazh drejtuar anëtarëve të Kryesisë, drejtuesve politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve, deputetëve, këshilltarëve vendorë dhe mbështetësve, Berisha kërkon mobilizim maksimal dhe nisjen e menjëhershme të përgatitjeve në terren.

Ai e cilëson protestën e 20 shkurtit si një sukses të rëndësishëm dhe u bën thirrje strukturave që, me të njëjtën energji, të intensifikojnë takimet me qytetarët në çdo lagje, fshat dhe qendër pune, me synimin për të garantuar pjesëmarrje sa më të madhe në tubimin e radhës.

“Duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt”, – thuhet në mesazhin e tij.

Sipas njoftimit, ora dhe vendi i zhvillimit të protestës do të bëhen publike të hënën.

Mesazhi i plotë i Sali Berishës:

“Mesazh Drejtuar të Gjitha Strukturave të Partisë Demokratike:

Drejtuar: Anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, drejtuesve politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve të PD-së, deputetëve të grupit parlamentar, kryetarëve dhe këshilltarëve të bashkive, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të gjithë anëtarëve e mbështetësve tanë!

Të dashur miq,

Me këtë mesazh dua t’ju përgëzoj përzemërsisht të gjithëve për suksesin e ri shumë të rëndësishëm që arritëm më 20 shkurt, falë angazhimit, përkushtimit, guximit dhe vendosmërisë suaj.

Dje, në një datë historike, shënuam për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar një fitore të re tejet të çmuar për suksesin përfundimtar të kryengritjes sonë paqësore. Jehona e këtij suksesi pushtoi dje, me shpejtësi të pashembullt, hapësirën e komunikimit si dhe mendjet e zemrat e shqiptarëve dhe të njerëzve të lirë në mbarë botën.

Ndaj, duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt.

Kjo është përparësia jonë! Mobilizoni të gjitha forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!

Përshëndetje të përzemërta.

Fitore!

Miqësisht,

Sali Berisha

Ps Ora, vendi do ju njoftohen te hënën”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.