E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha lë letër në SPAK, Dumani mashtroi shqiptarët për paditë
Flash

Berisha lë letër në SPAK, Dumani mashtroi shqiptarët për paditë

Berisha del nga SPAK, zbulon mesazhin që la në Prokurorinë e Posaçme! Krimet elektorale? Kreu i PD: U mashtruan shqiptarët sikur paditë nuk kishin prova

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar mesazhin që la në SPAK, pasi u paraqit në zbatim te mases se sigurise detyrim paraqitje.

Përmes një komunikimi pasi doli nga SPAK, Berisha e quajti Dumanin “mashtrues publik i rangut më të lartë”, dhe duke e akuzuar se ka dezinformuar opinionin publik lidhur me paditë për krime zgjedhore.

Berisha u shpreh se opozita do të nisin punën me “zbërthimin e këtij mashtrimi publik”, ndërsa akuzoi Dumanin si “avokatin kryesor të krimit të shëmtuar elektoral dhe garantin më të madh të dhunimit të standardeve zgjedhore në vend”.

Berisha: Unë lashë këtë shënim Altin Treoplini allias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron. Deklaroj se paditë e sjella në Skap për krime elektorale pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se komisioni, parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik. Me këtë mashtrim publik Altin Troplini është dhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të cdo standardi për votimin e shqiptarëve.

Po kështu në një mashtrim të pacipë, ai i deklaroi shqiptarëve se Strasburgu për cështjen Gëllçi u dezinformua Strasburgu, sepse ai nuk u dorëzua, por u arrestua.

Në vend që të kërkojë ndjesë publike për masat represive ndaj gazetarit Gëllci, mashtron sikur Strasburgu ka vendosur mbi bazën e mashtrimit, cka nuk mund të ndodhë kurrë.

7be6fb9b-458b-4bcb-80d9-cee4b3852761

Shenimi qe Berisha la ne SPAK

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.