Berisha mbledh sot kryesinë, të premten Këshillin Kombëtar
Pavarësisht hetimit të nisur nga SPAK dhe masës së sigurisë nga GJKKO në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit duket se ka vendosur të mos heqë dorë nga aksioni politik opozitar.
Sot, në orën 12:00, është njoftuar se do të mbahet një mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratike. Kjo mbledhje synon të diskutojë zhvillimet e fundit në skenën politike. Ndër temat e renditura në rend dite përfshihet edhe situata politike e vendit.
Pas Kryesisë, pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të mbledhë Këshillin Kombëtar të partisë ditën e premte më datën 27 tetor në orën 18:00. Kjo mbledhje është e synuar për të diskutuar më tej situatën politike dhe hapat që do të ndërmerren në të ardhmen.
Në deklaratën e tij të mëparshme, Sali Berisha ka shprehur mundësinë e rikthimit të protestave, ndërsa ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për shkelje të reformave të ndryshme. Berisha tha se të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe se është një periudhë e rëndësishme në skenën politike shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



