E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha  ndan numrat e këshilltarëve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’
Flash

Berisha ndan numrat e këshilltarëve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë ku janë përcaktuar emrat me të cilët do të kandidohet në zgjedhjet lokale të 14 majit, pas afrimit të afatit te dorëzimit të listave të këshilltarëve.  Sipas kreut demokrat, në koalicion është bërë e qartë se është marrë për bazë mesatarja elektorale, duke zbuluar dhe numrin e kandidateve për këshilltarë për secilën parti të koalicionit ‘Bashke Fitojmë’, ku janë 5mijë kandidatë në listat e dërguara nga degët në 61 bashkitë e vendit

Partia e Lirisë 240 pozicione

Partia PBDNJ 20 pozicione

PDK     6 pozicione

Partia Demokratike, pjesa tjetër

Berisha theksoi se rruga e vetme për të sjellë shpresën është ndryshimi.

“Kjo e jona kontraston si dita me natën me transparencën e frymën e bashkimit. Demokratët të vendosur të mos mashtrohen e të vijojnë kontributin në PD, të mos ndjekim dy pengje të diskretituar të mbajtur peng me lidhje krimi nga Edi Rama.

Të dy, Basha me dosjen e mbyllur nga Rama, Alibeaj me probleme të thella e serioze që nuk i ka deklaruar, po mbahen peng e keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Rama”

Sipas kryedemokratit Berisha, kundërshtari po përdor gjatë fushatës arrestime të kryebashkiakëve të vet që t’i disiplinojë dhe ky është kontrasti me kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” që ka transparencë dhe frymë bashkimi, pasi propozimet janë të shkëlqyera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.