E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha në grupin e PD: Ministrja e Drejtësisë duhet arrestuar …
Publik News

Berisha në grupin e PD: Ministrja e Drejtësisë duhet arrestuar …

Partia Demokratike ka zhvilluar mbledhjen e grupit parlamentar, e para pas protestës së 27 janarit, e cila mblodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhjetra mijëra shqiptarë kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Gjatë mbledhjes, kreu demokrat Lulzim Basha kërkoi nga deputetët e opozitës që të vijojnë të mbajnë frymën e protestës jo vetëm gjatë seancave parlamentare, por edhe në mbledhjet e komisioneve.

Një nga çështjet e diskutuara ishte edhe ajo e ekstradimit të nazer Seitit, i njohur ndryshe si financieri i Habilajve drejt Italisë. PD e ka cilësuar si tërësisht në kundërshtim me ligjin ekstradimin e Seitit, kjo edhe për faktin se ndaj tij kishte nisur një çështje penale në Shqipëri.

Mediat raportojnë se gjatë mbledhjes së grupit, ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj duhet që të arrestohet, pasi firmosi ekstradimin në Itali të anëtarit të grupit të ‘Habilajve’ Nazer Seitit.

“Ministrja e Drejtësisë me ekstradimin që ka bërë duhet arrestuar në flagrancë. Ekstradimi ka qenë akti më i rëndë në drejtësi”, citohet të ketë thënë Berisha.

Seiti u ekstradua pak ditë më parë në Itali në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Habilaj’, ndërsa ndaj tij kishte dy masa arresti me burg në Shqipëri për sasinë prej 4 ton drogë që u kap në Vlorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.