E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha non grata, Escobar: E papranueshme që ai të jetë fytyra e ndonjë partie
Politikë

Berisha non grata, Escobar: E papranueshme që ai të jetë fytyra e ndonjë partie

Zv.ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar ka dhënë një intervistë për Reporti.net. I pyetur për vendimin e DASH për të shpallur non grata Sali Berishën, ai ka thënë se ish-kryeministri nuk mund të jetë fytyra e ndonjë partie politike.

Vendimi i administratës së Biden-it për sanksionimin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, e ka shtyrë këtë parti në krizë të thellë. Berisha po pretendon eliminimin e kryetarit aktual, Lulzim Basha dhe rikthimin e tij në krye të partisë. Cili do të jetë qëndrimi amerikan nëse demokratët shqiptarë të vendosin ta ndjekin këtë rrugë?

“Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale”, thotë Escobar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.