E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha paralajmëron protesta të tjera pas 7 Korrikut: Do mbështesim çdo kauzë të drejtë! S’ka asgjë që na pengon
Lajme

Berisha paralajmëron protesta të tjera pas 7 Korrikut: Do mbështesim çdo kauzë të drejtë! S’ka asgjë që na pengon

Ai përmendi disa nga protestat më të mëdha të viteve të fundit, ku theksoi se ato u braktisën nga opozita. “I riu Rasha u vra në derë të shtëpisë. Nuk mund të kishte forcë që mund të pengonte opozitën pa mbushur sheshet. Janë një seri rastesh të tilla.

Këto nuk do përsëriten kurrë më. Edhe Astiri. Një mbështetje e kufizuar dhe e lokalizuar. Teatri një histori turpi për opozitën. Histori nderi për artistë dhe qytetarë që bënë qëndresën më të vendosur. Opozita nuk gjente motive për të mbështetur një kauzë të tillë. I them këto se nuk do përsëriten kurrë më.

Ne nuk pyesim më për asgjë. Ajo që është e drejtë. Jam këtu para jush për të thënë se ne si demokratë do të dalim në shesh për çdo kauzë të drejtë. Nuk ka asgjë që na pengon ne më. Ju jeni të mirëpritur të bashkoheni me ne. Ne do të dalim, do të dalim dhe gjithnjë do të dalim”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.