E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha për deklaratat e Ramës: Do ja bëjmë ne vetingun atij në Surrel!
Publik News

Berisha për deklaratat e Ramës: Do ja bëjmë ne vetingun atij në Surrel!

Lëviz me avion, 150 mijë euro udhëtimi

“Shumë shpejt do nisim protesta të fuqishme”, Berisha me pedagogë: Universitetet janë në rrënim, në shuarje. Nuk mund të pranojmë këtë rrokullisje të madhe

Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë këtë të martë në mbledhjen e konstituimit të departamentit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës në PD.

Gjatë fjalës përballë akademikëve të pranishëm, Berisha tha se në situatën aktuale ku ndodhet vendi ka një diskonsideratë të theksuar për mjekët dhe pedagogët dhe ka një preferencë absolute për narkotrafikantët.

Berisha theksoi se së shpejt Partia Demokratike do të nisë protetsat e fuqishme, ku do të mbështesë dhe kauzat e pedagogëve për rritjen e pagës.

Ai shtoi se synimi i protestave do të jetë që të mos lejohet më rrokullesja e vendit nën regjimin e Ramës.

“Ka një diskonsideratë për mjekët, pedagogët dhe studentët, ka një preferencë absolute për trafikanëtët. Me përparësi absolute trafikantët të cilët zbatojnë çdo kërkesë të tij. Ndaj dhe kjo protetstë e juaja është e një rëndësie shumë të madhe. Ne shumë shpejt ne do të fillojmë protesta të fuqishme në mbështetje të pedagogëve dhe nuk do ta lejojmë këtë rrokullisje të vendit. Janë përgjysmuar bizneset e vogla. Sepse nuk është tregu, është anti-tregu i krijuar sipas rikualifikimit që kanë bërë. Bëri një shpenzim të tmerrshëm 2 miliardë euro me rrasa druri dhe goditi tregjet, për shembull siç ishte tregu në Berat dhe Korçë, ky u kthye në inspirimin e etërve, ku krijoi sheshe për paradat e tij, për sytë e tij.

Me ju do të bëjmë programion e arsimit të lartë dhe ju them se buxheti nuk mund të jetë më pak se 5% e GDP-së për Arsimin. Nuk mund të ketë konfiskim të lirisë akademike për ju. Do të bëjmë gjithçka për të rikthyer bashkëpunimin me të gjitha ekselencat shqiptare kudo që janë sot.

Mendja dhe dija do të jetë “vis vitalis”, forca jetësore e transformimit të Shqipërisë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kreut të qeverisë i cili paralajmëroi proces vetingu për pedagogët e universiteteve.

Berisha tha se do të jetë populli ai që do i bëjë vetingun Ramës. Një thirrje, ish-kryeministri e ka për mjekët që të ngrihen në protestë duke u nisur nga situata e vështirë.

Berisha: Në vend që të adresojë problematikat e mëdha me të cilat po përballen, i kërcënon si në diktaturë për të bërë vetingun. Do ja bëjmë ne vetingun e Surrelit. Do ja bëjmë vetingun. Shoqja thotë se e ndërtuan me paratë e Kurbanit, vetë thotë se e ka ndërtuar me para emigracioni. 5000 metra e ka parkun dhe ky flet për pedagogët, flet ky për moral.

Ka firmosur qindra milionë euro për xhepin e tij dhe me grupin kriminal me të cilin i ka ndarë. Nuk ka kryeministër në botë që të blejë instalacion 4 milionë euro për të qetësuar xhepin dhe sytë. Shëtit me avion në dizpozicion me 150 mijë euro udhëtimin.

U bëj thirrje mjekëve të frymëzohen nga shembulli i sindikatës së pedagogëve për të protestuar. I bëni një shërbim të madh kombit me protesta. Dy herë më shumë duhet të protestojnë bluzat e bardha. Një mjeke në Gramsh më tha se kujdeset për 3 njësi vendore me nga 8000 banorë. Në një provë që pati, zuri vendin e katërtt më të keq në botë në provën e pandemisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.