Berisha për inceneratorët: Në krye të aferës janë Agaçi dhe Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se kryeministri Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçi janë hajdutët kryesorë dhe ata që kanë firmosur për aferën e inceneratorëve. Ai i cilësoi ata si përgjegjësit kryesorë për këtë skandal, ndërsa ish-zv-kryeministri Arben Ahmetaj u quajt truri i kësaj afere dhe u cilësua si një hajdut i specializuar. Berisha gjithashtu shprehu bindjen se qeveria funksionon si organizatë kriminale dhe komisioni hetimor për çështjen e inceneratorëve ka konstatuar se kemi të bëjmë me një organizatë të mirëfilltë kriminale. Ai akuzoi Ahmetajn se shihte kontratat korruptive si anash dhe i shtynte ato pa ndonjë pengesë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



