E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha për Inceneratorin e Tiranës: U harxhuan 130 mln euro e nuk gjendet asnjë gjurmë
Lajme

Berisha për Inceneratorin e Tiranës: U harxhuan 130 mln euro e nuk gjendet asnjë gjurmë

Lubi Balluku kishte detyrën të mbikqyrte punimet

Kreu i PD Sali Berisha ishte në një takim në një fasoneri në Durrës, nga ku shprehu akuzat e tij ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ai tha se Balluku ka pasur detyrën të mbikqyrë ndërtimin çdo muaj për inceneratorin e Tiranës, për të cilin sipas tij u harxhuan 130 milionë euro për të mos u lënë asnjë gjurmë.

Sipas tij Balluku nuk ka raportuar dhe paratë janë dhënë me ndërtimin që nuk ndodhte më pas.

“Djegës i Tiranës, u harxhuan 130 mln euro e të mos gjendet asnjë gjurmë. Belinda Balluku, siç i them unë Lubi Balluku sepse ashtu e meriton, ka pasur detyrën të mbikqyrë ndërtimi çdo muaj. Ajo nuk raportonte dhe paratë jepeshin e ndërtimi nuk ndodhte sepse ajo e dinte që paratë i marte Edi Rama”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.